Jepet pretenca për ish-zyrtarët e Lezhës, ja sa burg kërkohet për ish-kryebashkiakun

Jepet pretenca për ish-zyrtarët e Lezhës, ja sa burg kërkohet për ish-kryebashkiakun

10:34, 21/02/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 19 personat e vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun, në Shëngjin.

Bëhet e ditur se prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për grupin e të pandehurve. Për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, është kërkuar dënimi me 3 vite burg, ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, 2 vite burg.

Ndërkohë, për ish-kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka, akuza ka kërkuar 4 vite burg. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë, që është tjetërsuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco