'Kazan' i mbetjeve të rrezikshme/ Çfarë u gjet në tragetin me “kancer” në Vlorë?

'Kazan' i mbetjeve të rrezikshme/ Çfarë u gjet në tragetin me “kancer” në Vlorë?

10:22, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një lëndë e rrezikshme e njohur si “amiant” u bllokua dje në portin e Vlorës në një traget të mbërritur nga Italia. ABC News raporton se një grup ekspertësh kanë shkuar sot pranë tragetit për të kryer verifikimet e nevojshme.

Do të jenë hetimet ato të cilat do të hedhin dritë për rrezikshmërinë e kësaj lënde si dhe sasinë e bllokuar. Është një hetim që pritet të vijojë gjatë.

Prokuroria e këtij qyteti ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, deri në përfundim të hetimeve për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme. Po ashtu ka dyshime se kjo mund të mos jetë hera e parë që të vinë mbetje të tilla nga Italia.

Ndërkaqë, 6 persona si të dyshuar të lidhur për këtë ngjarje vijojnë të jenë të ndaluar. Amianti i sekuestruar këtë të enjtje në Vlorë do të përdorej për ndërtime, por cilësohet mjaft i rrezikshëm. Ai përdoret për izolim termik apo në tarracë, por është i ndaluar përdorimi i tij në Itali dhe në vendet e BE-së.

Frika se vendi është kthyer në 'kazan' të mbetjeve të rrezikshme ka kapluar rrjetet sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco