FOTOLAJM/ Kapet shqiptari, shihni ku e fshihte drogën

FOTOLAJM/ Kapet shqiptari, shihni ku e fshihte drogën

09:27, 21/02/2020
A+ Aa A-

Policia italiane njoftoi se ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në Perugia. Ai ishte personazh i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë në fushën e drogës.

Shqiptari u kontrollua teksa ishte në një shesh të qytetit me një italian. Të dy u treguan nervozë, çka bëri që policia të vazhdonte kontrollin edhe më tej.

Nga kontrolli në banesë u zbulua drogë e llojit ekstazi. Shqiptari kishte gjetur një mënyrë të veçantë për ta fshehur. Ai e fuste në cigare.

Pas hetimit u arrit në përfundimin se sasia e drogës nuk është për përdorim personal, por për shpërndarje. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco