Mbetje kancerogjene u kapën në Vlorë, pedagogu: Janë të rrezikshme

Mbetje kancerogjene u kapën në Vlorë, pedagogu: Janë të rrezikshme

09:12, 21/02/2020
A+ Aa A-

Policia ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme një sasi të konsiderueshme amianti që po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.

Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në portin e Vlorës, ditën e sotme po kryhet një inspektim në këtë port.

Inspektimi është duke u kryer nga drejtori i portit, i policisë dhe prefekti i qarkut Vlorë.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Eshtë sekuestruar në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Materiali u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në traget dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, ku është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Pedagogu Romeo Hanxhari në një lidhje telefonike për Fax News foli në lidhje, me rreziqet që ka kjo lëndë në lidhje për shëndetin e njeriut.

“Në vitet 60 ndodhën dyshime të forta me faktin se ky maerial mund të ishte kancerogjen. Është përpunuar një ligj shuëm i ashpër dhe rigoroz, për mënyrën sesi do të veprohej me materialin kancerogjen.

Njeriu e evidenton atë në trupin e vet pas 15-20 vjet. Nuk shfaq efekte të menjëherëshme, por në momentin kur evidentohen pasojat kuptohet qartë si ka vepruar. Tek ne është përdorur në formën e asaj që njerzit e përdorin si ternit. Shumë pak persona i kanë kushtuar rëndësi, por jemi përppjekur ta përhapim këtë si problematikë. Më vjen mirë që është trajtuar me seriozitet, pasi është si një bombë mjedisore. Nuk duhet të ekspozohet shkakton sëmundje në mushkuri.”-u shpreh ai.

Gjashtë personat e arrestuar nga policia janë: Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN. Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit  tip Iveko, me targe AA 417 SC, A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh, Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN, Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”, Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”. Sipas policisë, Zamir Kornuzi, pronari i firmës së mbeturinave kishte kontrate për të marrë mbetjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco