Pasojat e tërmetit/ ‘Arrest me burg’ për të shpallurit në kërkim, mes tyre edhe ish-kreu i ALUIZN-it

Pasojat e tërmetit/ ‘Arrest me burg’ për të shpallurit në kërkim, mes tyre edhe ish-kreu i ALUIZN-it

19:11, 20/02/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën ‘arrest me burg’ për disa persona të shpallur në kërkim pas aksionit të ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me kërkesë të prokurorisë, është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon.

Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Aksioni i policisë u zhvillua mbrëmjen e 13 dhjetorit ku u ndaluan në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona.

Në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco