Mesazhe 24 orë/ Shqiptarët në pranga, kërcënuan me vdekje italianin borxhli

Mesazhe 24 orë/ Shqiptarët në pranga, kërcënuan me vdekje italianin borxhli

16:26, 20/02/2020
A+ Aa A-

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për zhvatje dhe kërcënim.

Shqiptarët u ndaluan pas denoncimit të një shtetasi Italian. Ky i fundit mësohet se u kishte borxh një sasi parash të cilën nuk ua kthente prej kohësh.

Para të cilat i kishte përdorur në kumar dhe konsum droge.

Pasi nuk u kthente paratë, shqiptarët kanë nisur kërcënimet me vdekje ndaj italianit.

Ata i dërgonin mesazhe në telefonin e tij, thuajse pa ndalim, gjatë orëve të ditës dhe të natës.

Në këto kushte, italiani 50-vjeçar i është drejtuar policisë.

Në pranga karabinierët e stacionit policor në Pineto dhe Silvi vendosën 4 persona: AC, 37 vjeç, nga Silvi si dhe EN, 35 vjeç, ST, 22 vjeç dhe EB, 28 vjeç.

Të gjithë shqiptarë, por banorë të Alba Adriatica. Tashmë ata do të duhet të përgjigjen për veprat penale të zhvatjes së rëndë me dashje, si dhe për përdorim të një armë prerëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco