Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Makinë e blinduar, tokë dhe vila/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Doçajve në Shkodër

Makinë e blinduar, tokë dhe vila/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Doçajve në Shkodër

16:05, 20/02/2020
A+ Aa A-

Kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme anti-Korrupsion, SPAK, 4 kërkesa nga Operacioni Forca e Ligjit për sekuestro pasurie.

SPAK  ka dorëzuar në GJKKO për sekuestrimin e shtëpive, makinave, tokave të familjes Doçaj nga Shkodra.

Kësisoj, kërkohet sekeustrimi i një banese 3 kateshe në Shkodër, banesë dy kateshe po në Shkoder, Mercedes-Benz vit-prodhimi 2012, BMW e blinduar, toke are, toke truall në Shkoder. 

Sipas asaj që mëson Syri.net, bëhet fjalë për këto pasuri:

Ardian Doçi banesë 3 katëshe 
Artan Doci banesë 2 kate 
Martin Bleta banesë 2 kate + papafingo 
BMË e blinduar Lulzim Berishës 
M.doçi banesë 2 kate + njësi shërbimi 
M.Doci  Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe 350 m2

Sipas SPAK, sot më datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)
Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.
Automjet tip “BMW”, i blinduar.
Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)
Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)
Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)

NJOFTIMI I PLOTË:

"Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke filluar nga data 07.02.2020 deri me datën 20.02.2020, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ.

Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)
Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.
Automjet tip “BMW”, i blinduar.
Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)
Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)
Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)

Rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco