Del EMRI/ Ja kush është shqiptari i 120 milionë eurove kokainë

Del EMRI/ Ja kush është shqiptari i 120 milionë eurove kokainë

11:38, 20/02/2020
A+ Aa A-

Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar dy ditë më parë në Itali, i akuzuar për trafikun e 120 milionë eurove kokainë.

Mësohet se i arrestuari është Alfred Arapi. Arapi, 42 vjeç nga Mirdita është arrestuar në Perdenone në Italinë veriore, teksa udhëtonte në një BMË të zezë me targa italiane, bashkë me dy persona të tjerë.

Arapi është arrestuar për llogari të drejtësisë greke.

Ditën e arrestimit të Arapit, në Kalithea, Greqi është ndaluar dhe një grek, edhe ky i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup. Ata janë pjesë e grupit të trafikut të 1.2 ton kokainë të kapur në fund të janarit të këtij viti në Aitiloakarnania, Greqi.

Arapi është kapur në Pordenone, Itali në rrugën ‘Vallona’, në orën 20:00 të 18 shkurtit.

Alfred Arapi punonte në Pordenone, Itali, prej disa vitesh në një kompani të përpunimit të hekurit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petrit 20/02/2020 12:47

Lajmi eshte shume i vertetë por kane ndaluar peronin e gabuar. Personi ne fjale nuk ka asnje lidhje me kokainen e kapur ne greqi. Alfredi ka 15 vite qe jeton e punon ne te njejtin vend. Shanci i fredit per te marre nje demshperblim te majmë per prishje te imzhit

Shto koment

Denonco