Nuk ka gjyqtarë, shtyhet sërish seanca në Apel për grupin e Shullazit

Nuk ka gjyqtarë, shtyhet sërish seanca në Apel për grupin e Shullazit

10:51, 20/02/2020
A+ Aa A-

Shtyhet sërish gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Shtyrja e gjyqit u bë për shkak të mosformimit të trupës, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco