Gruaja e denoncon dhunën e bashkëshortit , prangoset në flagrancë 33-vjeçari

Gruaja e denoncon dhunën e bashkëshortit , prangoset në flagrancë 33-vjeçari

09:55, 20/02/2020
A+ Aa A-

Një person është arrestuar nfë flagrancë nga policia në Berat pasi ushtronte dhunë të vazhduesghme fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se në pranga është vënë . D., 33 vjeç, banues në Lapardha, Berat, pas kallëzimit të bashkëshortes së tij se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

“Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Dhunën në Familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 33 vjeç, banues në Lapardha, Berat, pas kallëzimit të bashkëshortes së tij se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco