'Kaloni mjetet pa verifikim!'/ Si u fut 1.3 ton kokainë në Shqipëri

'Kaloni mjetet pa verifikim!'/ Si u fut 1.3 ton kokainë në Shqipëri

09:45, 20/02/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga sasia e madhe e kokainës prej 1.3 tonë, e kapur mbrëmjen e kaluar në një magazinë frutash, në Maqedoninë e Veriut.

“BalkanWeb” raporton se droga është futur në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, me tre kamionë frigoriferikë, që drejtoheshin nga tre shoferë malazezë. Kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Ndërkohë, pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mjetet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve. Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Robi20/02/2020 11:22

Kush e di sa here kane senjalizuar Italianet kokaine qe vjen apo kalon ne Shqiperi ,pa arritur sukses ne ndalimin e ngarkesave dhe tani detyrohen ta nderrojne kokainen me pluhur gelqereje se nuk na besojne me.

Shto koment

Denonco