Njëri vidhte shinat e hekurudhës, tjetri i dënuar për drogë, arrestohen 2 persona në Vlorë

Njëri vidhte shinat e hekurudhës, tjetri i dënuar për drogë, arrestohen 2 persona në Vlorë

09:31, 20/02/2020
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar së fundmi në Vlorë për akuza të ndryshme ndërsa policia njofton se njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim pas dënimit me dy vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa tjetri është kapur në flagrancë duke vjedhur shinat e trenit në hekurudhë.

Të arrestuarit janë përkatësisht J.M., 25 vjeç, banues dhe K.K., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.K., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u arrestua në lagjen "Bashkimi", pasi u kap në flagrancë duke vjedhur pjesë shinash të linjës hekurudhore të Ish-Stacionit të Trenit, Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco