Masakra/ Kush e telefonoi policinë? Dyshohet se Valdetja doli...

Masakra/ Kush e telefonoi policinë? Dyshohet se Valdetja doli...

08:51, 20/02/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se tezja dhe djali i tezes së Valdete Bllacës kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për rastin tragjik, ku mbetën të vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund edhe vetë policja.

Qalaj ka thënë se policja, e cila dyshohet se vrau veten, ishte e shoqëruar nga tezja dhe djali i tezes.

Sipas tij, policja Valdete Bllaca është larguar nga familjarët dhe është futur brenda në shtëpi. Më pas dhe familjarët kanë dëgjuar dy krisma.

“Kemi dëshmi se ka qenë në shoqërinë e familjarëve të saj në një nga lokalet në Gjilan dhe pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes. Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve.

Në atë moment, ata e kanë thirrë policinë. Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”, ka thënë Rashit Qalaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco