Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Makina përplaset me pemën, drejtuesi në spital në gjendje të rëndë

VIDEO/ Makina përplaset me pemën, drejtuesi në spital në gjendje të rëndë

19:07, 19/02/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Rrenc në Shkodër, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i aksidentuar i makinës është transportua në spital për trajtim shëndetësor. Personi i aksidentuar është Edison Hyka, 32 vjeç.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili    është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco