Shkup/ Kokaina erdhi nga Amerika Latine, ja ku ishte destinacioni i fundit

Shkup/ Kokaina erdhi nga Amerika Latine, ja ku ishte destinacioni i fundit

18:49, 19/02/2020
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja nga aksioni policor që po mbahet në këto momente në Krushopet të Sarajit në Shkup, ku në një magazinë të grumbullimit të frutave është zbuluar një sasi e madhe kokaine.

Sipas mediave vendase, sasia e drogës e kapur nga operacioni i forcave policore ndërkombëtare është 1.3 ton kokainë.

Po sipas mediave vendase destinacioni i kokainës ishte qyteti i Koperit në Slloveni.

Informacionet e para thonë se kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine deri në Bar të Malit të Zi. Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek, në afërsi të Shkupit, rreth 10 km larg nga Tetova.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco