Kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi tenderin për “Duty Free” në Rinas

Kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi tenderin për “Duty Free” në Rinas

18:29, 19/02/2020
A+ Aa A-

Tenderi për të përzgjedhur kompaninë që do të menaxhojë hapësirën tregtare të zonës jashtë doganore të Aeroportit të Rinasit ka futur në qorrsokak institucionet shqiptare prej më shumë se një viti dhe është gati të nxjerrë në dritë afera të shumta abuzive.

Më pak se një javë më parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, pranoi kërkesën e kompanisë “Albania Duty Free Distribution”, për të shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Financave që i ndaloi aktivitetin kompanisë në fjalë, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi.

“Albania Duty Free Distribution” kishte humbur tenderin një vit më parë dhe i kishte mbaruar kontrata me TIA-n, që në datën 27 gusht, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se u është ndërprerë pa të drejtë kontrata. Sipas tyre, kontrata do të rinovohej automatikisht dhe ADFD nuk ishte lajmëruar paraprakisht nga TIA për anulimin e saj.

Ndërkohë tenderin e ri për kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas në shkurt të 2019-ës, fillimisht rezultoi se e fitoi kompania e famshme polake “Baltona”. Por teksa një gjë e tillë u mësua në mënyrë jo zyrtare nga mediat në vend, në qershor të 2019-ës u mësua se fituese ishte shpallur kompania amerikane “International Cruise Duty Free” (ICDF).

Këtu qartazi, gjërat fillojnë të bëhen të dyshimta dhe manipulimet qartazi mbajnë firmën e ish-drejtorit të Tirana International Airport, Rolf Castro Vasquez. Ky është vetëm abuzimi i radhës i Castro-s (tashmë i larguar nga detyra), emri i të cilit është lakuar me dhjetëra herë për skandalet e pafundme në aeroportin e Rinasit.

Një prej tyre është monopolizimi i bizneseve në aeroport. Ka qenë pikërisht Castro Vasquez ai që i ka përqëndruar pjesën më të madhe të këtyre bizneseve: dy bare, një restorant, një “Bussines Lounge” dhe tre dyqane në dorën e një gruaje të vetme: Aliona Zeqirit.

Dhe pikërisht këtu fillon skandali i vërtetë. Burime ekskluzive për “gazetareforma.com”, bëjnë me dije se Aliona Zeqiri është dhe emri që fshihet pas kompanisë ICDF, e cila nuk ka kurrfarë eksperience në fushën e Duty Free në aeroporte, ndryshe nga shumë prej kompanive pjesëmarrëse në tender. Sakaq, në dokumenta pronar i kompanisë ICDF rezulton shtetasi amerikan Lucio Souto me origjinë argjentinase, i cili mesa duket është thjesht një kukull për të mbuluar aferën e radhës në Rinas./GazetaReforma

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qazimi19/02/2020 20:05

Kjo qe thoni ju ska kuptim ! Nese eshte e vertete pse duhet Ambasada e USA te dilte ta mbronte kete kompani ?

Shto koment

Denonco