Masakra/ Valdetja qëndroi 4 orë mes viktimave, kishte marrë çelësin e....

Masakra/ Valdetja qëndroi 4 orë mes viktimave, kishte marrë çelësin e....

13:59, 19/02/2020
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja për policen Valdete Bllaca, e cila dyshohet se ekzekutoi me nga dy plumba prindërit dhe dy vëllëzërit – dje në Gjilan. Dyshohet se gruaja 45-vjeçare kishte qëndruar rreth 3-4 orë mes kufomave dhe më pas kishe kryer vetëvrasjen.

Arma me të cilën u krye krimi i shumëfishtë dyshohet se ishte zyrtare. Burime të njëjta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dyshohet se polices i ishte konfiskuar arma në muajin korrik të vitit 2019, kur ajo ishte transferuar për të kryer punë si staf civil.

Mirëpo, dyshohet se gjatë ditës së premtë, arma ishte tërhequr nga stacioni policor në Deçan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, me rastin e bastisjes në dhomën e Valdete Bllacës, nën divan është gjetur një kopje e çelësit të kasafortës së policisë (vendi ku mbahen armët).

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj, që kishin shkuar për vizitë, por që mund ta vizitonin një krim të pamenduar. E shqetësuar, mësohet se policja u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk ishin aty dhe se ajo ishte e zënë.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo i kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato.

Ngjarje tronditëse ndodhi dje në Gjilan. Policja Valdete Bllaca vrau katër persona të familjes së saj e më pas edhe veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco