Si u shua familje Bllaca, dalin detaje të rënda nga skena e krimit

Si u shua familje Bllaca, dalin detaje të rënda nga skena e krimit

13:49, 19/02/2020
A+ Aa A-

Një familje në Gjilan u shua krejtësisht dje, duke shënuar kështu një nga krimet më të rënda, që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Në momentin kur policja e Kosovës vrau prindërit dhe dy vëllezërit e saj, njëri prej tyre ishte në gjumë. Tek secila viktimë ajo kishte shkrepur së paku nga dy plumba.

Nga Gentiana HASANI-Express

Në secilin cep të shtëpisë dykatëshe në lagjen ‘Bujanina’ të Gjilanit, pasditen e 18 shkurtit, u gjet nga një viktimë. Në atë shtëpi u vranë katër anëtarët e familjes Bllaca. Krimi i rëndë, sipas organeve të hetuesisë kosovare, tashmë është konfirmuar se u krye nga vajza e vetme e familjes Bllaca, Valdetja, e cila kishte qenë edhe zyrtare policore në Policinë Rajonale të Gjilanit.

Por, detajet e ngjarjes më pesë viktima ende kanë mbetur misterioze.

Express ka siguruar informacione rreth mënyrës se si u gjetën pesë anëtarët e vdekur të familjes Bllaca në Gjilan.

Në bazë të hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët dje kanë qenë në vendin e ngjarjes,  të vrarët ishin në pjesë të ndryshme të shtëpisë.

Sipas informatave të Gazetës, njëri nga vëllezërit Bllaca dyshohet se u vra në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë ku jetonin familja Bllaca. Ai, aty u gjet pa shenja jete. Tjetri djalë i familjes Bllaca, u gjet i shtrirë në korridorin e shtëpisë.

Ndërkohë që njollat e gjakut kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë. Krimin e rëndë, policja e Kosovës, Valdete Bllaca dyshohet se e vazhdoi në dhomën e ndejës, aty sipas burimeve gjendej babai i saj 70-vjeçar, të cilin e vrau e bija.

E vdekur në ambientet e kuzhinës së shtëpisë u gjet edhe nëna e Valdetes, 64-vjeçare.

Por, Valdete Bllaca pas vrasjes së katër anëtarëve të familjes, kishte qënduar për disa orë afër kufomave të tyre. Më pastaj brenda derës hyrëse të shtëpisë së saj, ajo dyshohet se i dha fund jetës së saj.

 ‘Kishte kufoma gjithandej. Që nga kati i dytë i shtëpisë e deri në dhomën e ndejës’, e kanë përshkruar ambientin e shtëpisë hetuesit që kanë qenë brenda saj.

Tek secila viktimë kishte së paku dy plumba të shkrepur.

Por. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Tashmë ka të dhënë se autorja është trajtuar te psikologu. Autopsia e trupave pritet të përfundojë sot. Për ceremoninë e varrimit pritet të vendoset brenda ditës së sotme./Gazeta Express/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco