Rrëmbimi i Jan Prengës, Apeli merr vendimin për klanin ‘Hajri’

Rrëmbimi i Jan Prengës, Apeli merr vendimin për klanin ‘Hajri’

11:12, 19/02/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e klanit ‘Hajri’ për daljen nga qelia.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në datë 31 Janar, atë të ‘arrestit me burg’.

Të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja.

Pesë të arrestuarit akuzohen për ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’, ‘Fshehja ose asgjësimi i kufomës’, ‘Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës’, ‘Përkrahja e autorit të krimit’, të kryera në bashkëpunim dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

Jan Prenga u mor peng, u torturua dhe u zhduk ka ndërruar jetë më datë 17 Janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco