Emri/ Vdes në aksident shqiptari në SHBA, ishte i fiksuar pas motorëve

Emri/ Vdes në aksident shqiptari në SHBA, ishte i fiksuar pas motorëve

09:03, 19/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi të SHBA-ve, ku një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi të hënën. Viktima u identifikua si Nuri Kaloshi, i cili ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki në Rrugën Franklin, duke kaluar në Rrugën 17, kur një kamion plehrash e goditi atë.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe autoritetet e Qarkut të Bergen në SHBA, të cilat bëjnë me dije se Nuri Kaloshi u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, ku dhe u deklarua i vdekur.

Vdekja e Nuri Kloshit, nga Dibra, i ka shokuar të gjithë të afërmit e kësaj familje dhe miqtë e tij, pasi vetëm dy javë më parë ai ishte në Shqipëri, ku ka përcjell për në banesën e fundit nënën e tij. Nuri Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë, dhe këtë e tregojnë dhe fotot e shumta të tij.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51-vjeçari Jonathan Lacher ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa duhet të përballet me Gjykatën për “drejtim mjeti të pakujdesshëm” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”.

Ka qenë dhe vetë djali i Nuri Kaloshit i cili ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku lutet që i ati të prehet në paqe, së bashku me gjyshen e tij.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco