Durrës/ Panik në lokal, një person i armatosur futet brenda...

Durrës/ Panik në lokal, një person i armatosur futet brenda...

08:53, 19/02/2020
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët në Durrës. Hyri në lokal me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën "Shqiponjat", pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Ekol", të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco