Masakroi familjen me armë zjarri, efektivja e policisë i ishte nënshtruar trajtimit disa muaj më parë

Masakroi familjen me armë zjarri, efektivja e policisë i ishte nënshtruar trajtimit disa muaj më parë

19:41, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Gjilan të Kosovës, ku në lagjen ‘Bujana’, 5 persona mbetën të vrarë Brenda një familje.

V. B, punonjëse e policisë së Kosovës, dyshohet se ka qëlluar mbi katër anëtarët e familjes së saj, dy prindërit dhe dy vëllezërit dhe më pas ka qëlluar për vdekje veten.  

Sipas burimeve të Gazetës Express, policja V.B dyshohet se ka pasur problem të shëndetit mendor dhe se para disa muajsh i është nënshtruar trajtimit psikik.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që t’i ulej edhe gradimi, por nuk ishte marrë asnjë masë për pezullimin e saj nga puna.

Prokuroria tashmë ka filluar të hetojë rastin mbi dyshimet rreth gjendjes psikike të polices.

Në Gjilan tashmë ka filluar edhe nxjerrja e trupave të pajetë të familjes Bllaca.

Ky është versioni zyrtar i deritanishëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco