VIDEO/ Momenti kur arrestohen shqiptarët grabitës, vodhën edhe armë zjarri kallashnikov

VIDEO/ Momenti kur arrestohen shqiptarët grabitës, vodhën edhe armë zjarri kallashnikov

19:12, 18/02/2020
A+ Aa A-

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se në kanë kryer grabitje me dhunë të banesave në territorin bask.

Bashkë me shqiptarët u ndaluan edhe dy gra, të cilët u liruan pas marrjes në pyetje.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në fundjave pasi dyshohet se kanë kryer 10 grabitje në territorin bask të Alavas.

Sipas Noticias de Alava, grupi i shqiptarëve ishte aktiv në zonë dhe vepronte me metodologji të sofistikuar paraushtarake dhe vigjilence për t'i shpëtuar gjurmimit nga policia.

Po në të njëjtën mënyrë, ditë më parë autorët kishin rezervuar vendqëndrime me internet me pretendimin se donin të vizitonin destinacione turistike si Barcelona.

Në banesën e të dyshuarve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publike, agjentët zbuluan 2 mijë euro, dollarë dhe monedha domenikane, si edhe objektet e denoncuara si të vjedhura nga rastet e mëparshme.

Mes sendeve të grabitura ishin edhe gjashtë automatikë të papërdorur "Kallashnikov".

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar shqiptarët në momentet e grabitjes.

 

                                                                

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco