LIVE/ Nxirren trupat e pajetë të 5 anëtarëve të familjes Bllaca

LIVE/ Nxirren trupat e pajetë të 5 anëtarëve të familjes Bllaca

17:46, 18/02/2020
A+ Aa A-

Janë duke u nxjerrë nga banesa trupat e pajetë të familjes Bllaca, e cila humbi sot 5 anëtarët e saj.

Sipas dyshimeve të para, ka qenë vajza e familjes, punonjëse policie, e cila ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit e më pas veten.

“Valdete Bllaca ishte zyrtare aktive e forcave të policisë, pra nuk ka qenë e pezulluar”, deklaroi nënkoloneli Remzi Azemi. Valdete Bllaca mendohet se i ka marrë jetën dy prindërve Zeqir Bllaca 70-vjeçar dhe Hanife Bllaca 66 vjeçe si dhe vëllezërve Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar. Vetë policia ishte 45 vjeç.

Rasti po vazhdon të hetohet dhe tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe pjesëtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj si dhe shumë përfaqësues të tjerë ligjorë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri deklaroi se familja që u shua në mënyrë tragjike ishte e ndershme dhe s`ka pasur probleme me njeri. Ai shtoi se në nder të kësaj familjeje, në Gjilan do të shpallet një ditë zie.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco