Masakra në Gjilan/ Ish-policja ishte pezulluar nga puna, prej problemeve mendore

Masakra në Gjilan/ Ish-policja ishte pezulluar nga puna, prej problemeve mendore

13:56, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një femër ka kryer vrasje të shumëfishtë në Gjilan.

Burime mediatike bëjnë të ditur se një ish-police ka vrarë disa persona, për të vrarë më pas edhe veten.

Indeksonline mëson se e dyshuara ishte larguar më herët nga puna për shkak të disa problemeve psiqike.

E njëjta ishte kthyer në punë në një pozitë të re, si pjesë e stafit civil.

Duke e ditur se stafi civil nuk ka të drejt të posedimit të armës, e dyshuara nuk dihet ende se ku e ka marrë armën me të cilën ka kryer aktin kriminal.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco