Prangosen babë e bir në Durrës, ‘punonin’ si shprëndarës droge

Prangosen babë e bir në Durrës, ‘punonin’ si shprëndarës droge

11:34, 18/02/2020
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia babë e bir në Durrës pasi ata dyshohen si shpërndarës të drogave të forta në këtë qytet.

“Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I.Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volksëagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco