Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Dalin detajet e aksidentit, prangoset shoferi i furgonit të Burgjeve

Dalin detajet e aksidentit, prangoset shoferi i furgonit të Burgjeve

09:01, 18/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka arrestuar shtetasin Hysen Hasa, pas aksidentit që ndodhi dje në aksinë Krahës-Tepelenë, ku makina e Drejtorisë së Burgjeve u përplas me një mjet tjetër. Hasa ka qenë drejtues i mjetit të Burgjeve, ku ishte dhe një punonjës policie si dhe dy të paraburgosur. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 2 të paraburgosurit, punonjësi i policisë, si dhe dy drejtuesit e mjeteve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj.

Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Çaushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën.

Shtetasi Julian Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqëruar nga punonjësit e burgjeve, ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër”, njoftojnë burime nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco