Në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin

Në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin

09:01, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një person është arrestuar në Kurbin. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i narkotikëve", Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Policia e Lezhës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të  Rënda Tiranë, e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale "Kultivimi i narkotikëve ","Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe "Grup i strukturuar kriminal".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco