Autobusi përplaset me makinën e policisë, plagosen tri gra

Autobusi përplaset me makinën e policisë, plagosen tri gra

08:32, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës "Tirana e Re" është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

"Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus, kanë mbetur të dëmtuar tri pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe", thuhet në njoftimin e bluve të Tiranës.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco