Ngjarje aksidentale apo e qëllimshme? Ja çfarë thotë policia për aksidentin e mbrëmjes në Tiranë

Ngjarje aksidentale apo e qëllimshme? Ja çfarë thotë policia për aksidentin e mbrëmjes në Tiranë

21:52, 17/02/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur ngjarja aksidentale e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes nëYzberisht, ku një makinë mësohet se ka aksidentuar dy persona.

Edhe pse u aludua për një ngjarje të qëllimshme, policia njofton drejtuesi I mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë trotuar dhe ka goditur dy kalimtarë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në " Yzberisht" , në rrugën "Kadri Rroshi", shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco