Garat e paligjshme: Burg përjetë shqiptarit, aksidentoi një grua

Garat e paligjshme: Burg përjetë shqiptarit, aksidentoi një grua

19:03, 17/02/2020

Ky vendim ka shkaktuar mjaft bujë në Gjermani. Një shqiptar 22-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për shkak se aksidentoi për vdekje një grua.

Nëna e dy fëmijëve, Sema S. u aksidentua vitin e shkuar nga Kushtrim H., 22 vjeç.

Ai po bënte gara në rrugë me Ismail S., po ashtu 22 vjeç. Ky i fundit u dënua me tre vite e nëntë muaj për pjesëmarrja në gara të paligjshme.

Kosovari dhe gjermani po bënin gara me dy makina të fuqishme. Shqiptari kishte një Mercedes AMG E63S me 612 kuaj fuqi. Kurse Ismail S. kishte një Range Rover Sport me 550 kuaj fuqi.

Makina e Kushtrimit mendohej se ishte me 167 km në orë kur u përplas me mjetin e viktimës, një Citroen Saxo.

Duke dhënë dënimin, gjyqtari tha: “Shoferi i makinës Mercedes ishte me një ‘armë pa leje’ në rrugë”. Rruga ishte e ngushtë, kishte shumë kryqëzime dhe ishte errësirë, shtoi gjyqtari, duke theksuar se i akuzuari nuk kishte patentë dhe për më tepër u largua nga vendi i ngjarjes.

Fjalët e fundit të Kushtrimit para dënimit ishin: “Më vjen keq. Do doja ta zhbëja këtë, por për fat të keq nuk mundem”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 17/02/2020 19:31

E ka pak edhe burgimin e perjetshem.

Messi 17/02/2020 19:30

E ka pak edhe burgimin e perjetshem.

Shto koment

Denonco