Akuzohet për plagosje me armë, prangoset  45-vjeçari në Shkodër

Akuzohet për plagosje me armë, prangoset 45-vjeçari në Shkodër

14:46, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një shtetas me iniciale A. L., 45 vjeç, është arrestuar ditën e sotme në Shkodër.

Ai është banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Ai është arrestuar për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco