Kapet me kokainë, 28 muaj burg për shqiptarin që ishte ‘kundër drogës’

Kapet me kokainë, 28 muaj burg për shqiptarin që ishte ‘kundër drogës’

13:46, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një qytetar shqiptar është dënuar me 28 muaj burg nga gjykata e Swindonit në Angli, pasi është gjetur fajtor për trafik droge.

Ilir Hysa, shofer i papunë, u arrestua nga policia muajin e kaluar teksa po transportonte një sasi droge, me vlerë 2 mijë paund, të cilën u përpoq të hidhte kur u ndalua nga policët.

Ai tha se po bënte korrierin e drogës pasi kishte humbur punën në një lavazh makinash dhe si shofer kamioni, duke shtuar se ishte kategorikisht kundër drogës.

Gjyqtari Jason Taylor që i dha dënimin prej 28 muajsh e pranoi faktin që Hysa ishte në vështirësi.

Por ai tha se 'kjo gjë nuk mund të përdoret si justifikim për shpërndarje të drogave të klasit A, të cilat ju i dini, si kundërshtar i tyre, që lënë pas vetes shkatërrim e viktima'.

Hysa, pa adresë të saktë banimi, pranoi fajin si shpërndarës i kokainës.

Avokati mbrojtës John Upton tha se klienti i tij ishte shtetas italo-shqiptar dhe kishte mbërritur në Britani rreth dy vjet e gjysmë më parë. Ai kishte punuar si shofer kamioni dhe në një lavazh makinash, por i kishte humbur të dyja punët në fund të vitit të kaluar.

Ai kishte humbur edhe patentën dhe duhej të kthehej në Itali për ta rinovuar.

Me një qira mujore në Londër prej 300 sterlinash shpenzimet i ishin rritur shumë, çka bëri që t’i hynte trafikut të drogës. Avokati shtoi se Hysa ishte njeri i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco