Italia refuzon ekstradimin e Gantjan Dautajt, autor i atentatit ndaj Ines Hajrullës

Italia refuzon ekstradimin e Gantjan Dautajt, autor i atentatit ndaj Ines Hajrullës

11:47, 17/02/2020
A+ Aa A-

Gentjan Dautajt i është anuluar esktradimi nga Italia për në Shqipëri ndërsa ka qenë i dënuar në mungesë me 1.8 vite burg për vjedhje me armë.

Dautaj kërkohet nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për atentatin ndaj Ines Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur rëndë por arriti të mbijetonte.

Ai u zbulua nga autoritet italiane për përfshirjen në veprat për të cilat akuzohet ndërsa do ti duhet të qëndrojë në sshtetin fqinj të paktën deri në përfundim të dënimit të dhënë nga Gjykata e Arrezos dhe pas kësaj mund të ekstradohet në atdhe.

Gentjan Dautaj dyshohet të jetë njëri nga tri autorët që përgatitën ekzekutimin e Ines Hajrullës dhe miqve të tij në Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje pak ditë më parë në Shqipëri u ekstradua nga Italia, Igli Memaj, ndërkohë për këtë ngjarje, në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni.

Kujtojmë se Ines Hajrulla ka qenë objektiv i një atentati dhe në 2017, pavarësisht se mbeti i plagosur rëndë dhe humbi të dyja këmbët. 

Dy vrasjet e bujshme në Vlorë ku dyshohet se implikohet Hajrulla:

Inez Hajrulla me precedent penalë kishte lidhje gjaku me Renato Imerin i ekzekutuar më 31 korrik 2017-të pranë një lokali tek Lungomare, si dhe me 25-vjeçarin Endrit Çaushin, i vrarë më 21 dhjetor 2015-të në një atentat në Durrës, bashkë me një mikun e tij.

Policia e Vlorës bëri me dije sot se Hajrulla ishte dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike, madje një vit më parë ishte arrestuar për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco