EMRAT/ Policia u kërkon dy vëllezërve vlonjatë të justifikojnë pasurinë

EMRAT/ Policia u kërkon dy vëllezërve vlonjatë të justifikojnë pasurinë

11:18, 17/02/2020
A+ Aa A-

Dy vellezer vlonjatë kanë rënë në ‘rrjetën’ e policisë e cila sot u ka kërkuar që të justifikojnë pasurinë.

Altin dhe Mikej Çuçaj, por që më pas e kanë ndryshuar mbiemrin në Cucaj janë dy emrat e radhës së policisë.

Në një deklaratë për mediat nga Policia e Shhtetit thuhet se dy vlonjatët janë të dënuar për trafik droge.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

Altin Çuçaj, banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Mikel Çuçaj, banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/02/2020 17:15

Po per dy vellezerit e tjere vlonjate Agron Geron dhe Fatzi Xhafaj do kerkoje OFL burimin e pasurise?

Shto koment

Denonco