Vrasja në Itali, viktima nuk është shqiptar, por rumun

Vrasja në Itali, viktima nuk është shqiptar, por rumun

11:10, 17/02/2020
A+ Aa A-

Policia italiane ka qartësuar paraditen e sotme se i riu i cili u gjet i vrarë në Porto Sant’Elpidio, Macherate, Itali nuk është shqiptar.

Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për një të ri rumun me inicialet M. R.

Fillimisht policia dhe mediat deklaruan se bëhej fjalë për trupin e një të riu shqiptar, por pas hetimeve të bëra viktima është identifikuar i plotë.

I riu i gjetur i vdekur, punonte në zonën e Porto Sant’Elpidio dhe kohë pas kohe punonte edhe si vullnetar i Kryqit të Kuq.

Ka qenë një kalimtar që ka dhënë alarmin pasi kishte gjetur trupin e mbytur nga gjaku.

Nga hetimet e para, mësohet se i riu është goditur disa herë me thikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco