VIDEO/ Arrestohet dhe një bashkëpunëtor i grabitësit të frikshëm

VIDEO/ Arrestohet dhe një bashkëpunëtor i grabitësit të frikshëm

11:01, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një tjetër person është ndaluar si bashkëpunëtor i grabitësit Astrit Thaçi, pas grabitjes së ndodhur në një argjendari në Elbasan.

Policia bën të ditur se ka ndaluar 26-vjeçarin me inicialet F. S., i cili ka blerë 4 byzylykë floriri nga Thaçi pas grabitjes së ndodhur.

Pamjet e arrestimit te Astrit Thacit:

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Vihet në pranga një 26-vjeçar që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autori.

Në vijim të operacionit ‘Trajektorja’ nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco