Aksident me pasojë vdekjen/ Humb jetën 49-vjeçarja nga Kopliku

Aksident me pasojë vdekjen/ Humb jetën 49-vjeçarja nga Kopliku

21:29, 16/02/2020
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe.

Ngjarja e rëdnë ka ndodhur në fshatin Pjetroshan, ku mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen Albana Çelaj. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia njofton shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco