Në kërkim nga policia, grabit me armë zjarri argjendarinë pranë Drejtorisë së Policisë

Në kërkim nga policia, grabit me armë zjarri argjendarinë pranë Drejtorisë së Policisë

19:28, 15/02/2020
A+ Aa A-

Astrit Thaçi, 27-vjeçari tashmë i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur më 10 shkurt, dyshohet se është edhe grabitësi I argjendarisë sot në Elbasan.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Burime për Syri.net konfirmojnë se, bazuar tek të dhënat dhe idendikiti i krijuar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se Thaçi autori i dy vjedhjeve në Durrës të jetë autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë Diamant, e cila ndodhet 10-12 metra larg nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit? 

Astrit Thaçi, më 10 shkurt u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë ai e plagosi  me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike. 

Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco