FOTO/ Kishte kryer kontrolle, 17 vjeçarja shqiptare vdes në shtrat sapo kthehet në shtëpi

FOTO/ Kishte kryer kontrolle, 17 vjeçarja shqiptare vdes në shtrat sapo kthehet në shtëpi

18:43, 15/02/2020
A+ Aa A-

Aurora Grazini, 17 vjeç, është gjetur e vdekur në shtrat nga prindërit e saj.

Vajza jetonte në Montefiascone dhe vdiq papritmas duke lënë një dhimbje të padurueshme tek  familjarët dhe miqtë e  saj.

Karabinierët aktualisht po hetojnë vdekjen e vajzës e cila u gjet e vdekur në mëngjesin e së shtunës 15 shkurt, për shkak të sëmundjes.

Aurora u dërgua në spitalin Belcolle, por pas disa kontrolleve, u dërgua në shtëpi.

Vajza ishte ankuar se nuk ndjehej  mirë.

Ajo kishte probleme shëndetësore dhe vazhdonte të humbiste peshë.

Por është e paqartë nëse vdekja ka të bëjë me sëmundjen që kishte. Tani policia do të hetojë, ndërkohë trupi i vajzës është vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Prindërit, kur e gjetën vajzën e tyre të vdekur në shtrat, u tronditën duke thënë:

“Zoti im jooooooooooooo ishte i bukur si një lule por sepse në këtë jetë nuk është e mundur që ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! “, është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin në Facebook të vajzës. Dhe për të menduar se para se të vdiste ajo kishte shkuar në spital. Ndoshta sëmundja e saj është nënvlerësuar, megjithëse ende nuk dihet se çfarë ndodhi, raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, administrata komunale u ka kërkuar të gjitha shoqatave që të ndërpresin festimet e Karnavaleve të planifikuar për ditën e Shtunë. Me këtë lajm dramatik, ka shumë pak për të festuar.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco