Kamioni i thyen të dyja këmbët/ I dëmtuari: Familjarët e shoferit më kërcënuan në spital, policia erdhi pas tri ditësh

Kamioni i thyen të dyja këmbët/ I dëmtuari: Familjarët e shoferit më kërcënuan në spital, policia erdhi pas tri ditësh

17:25, 15/02/2020
A+ Aa A-

Tomor Qama ndodhet prej tre ditësh i shtruar ne Spitalin e Traumës, pasi u përplas nga një kamion që drejtohej nga shtetasi Ylvi Kalaja.

Qama po udhëtonte me biçikletë kur u aksidentua, e për pasoje iu thyen te dyja këmbët.

Për Fax Neës i aksidentuari rrëfen se familjarët e shoferit që e ka aksidentuar e kanë kërcënuar, ndërsa policia nuk ka marrë asnjë masë.

“Vajza dhe nusja e djalit të familjes Kalaja më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë që i ke dalë para kamionit dhe na ke shkaktuar dëm. Tre ditë oficeri i policisë gjyqësore nuk erdhi. Më në fund erdhi dje gjithë hipokrizi, tallje. Kemi njoftuar dhe policinë për kërcënimin e kësaj familjeje, por këtu nuk funksionon as policia, as prokuroria, as gjykata“, u shpreh Qama për Fax Neës.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe miku i të dëmtuarit, Xhevahir Asllani

“Ata erdhën dhe në fillim i thanë të mbulojmë shpenzimet dhe ditën tjetër kanë dashur të marrin me forcë letrën e mjekut. E kemi njoftuar policinë, por janë bërë disa veprime krejt të papërfillshme“, u shpreh Asllani.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco