Ekzekutim nga RENEA apo vetëvrasje?/ Ja çfarë thotë Prokuroria për rastin e Konstantinos Kacifas

Ekzekutim nga RENEA apo vetëvrasje?/ Ja çfarë thotë Prokuroria për rastin e Konstantinos Kacifas

16:35, 15/02/2020
A+ Aa A-

Në disa media ditën e sotme u publiku lajmi se shtetasi Konstatinos Kacifas, i cili humbi jetën në Bularat të Gjirokastrës më 28 tetor 2018 gjatë një rrethimi nga forcat RENEA, nuk është qëlluar nga këto të fundit por është vetëvrarë.

Lidhur mbi këtë lajm ka reaguar edhe Prokuroria e rrethit Gjirokastrës, që bën me dije se nuk ka ende një aktekspertizë për rrethanat e humbjes së jetës së shtetasit Konstantinos Kacifas, por që as nuk e përgënjeshtron si lajm

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si mëposhtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824  në datën 24.12.2019, pas  transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 tëK.Penal.

Çdo informacioni publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së pare Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. Drejtuesi i Prokurorisë Julian Çafka’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco