'Vajza do martohej në shtator'/ Detaje tronditëse nga tragjedia në Bulqizë

'Vajza do martohej në shtator'/ Detaje tronditëse nga tragjedia në Bulqizë

14:39, 15/02/2020
A+ Aa A-

Familjarët, të afërmit dhe banorët e fshatit Ostren, në Bulqizë, i dhanë lamtumirën e fundit nënës me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin, të cilët humbën tragjikisht jetën një ditë më parë. 

Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm, por edhe mbarë opinionin publik, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vërtetë i vdekjes së trefishtë. Ata janë gjetur të pajetë paraditen e djeshme, në banesën e tyre, ndërsa ka mundur të mbijetojë vetëm vajza e vogël e familjes, 16 vjeçe, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Damiljarët mund të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi, pasi në banesë është gjetur një pjatë me supë, e cila është dërguar për ekspertizë.

Banorët e fshatit Ostren të Bulqizës tregojnë si e morën vesh lajmin bombë për vdekjen e tre familjarëve të familjes Tota, nënës me dy fëmijët. Banorët tregojnë se ishin ne xhami kur mësuan lajmin tronditës, ndërsa shtojnë se e vërteta për vdekjen e tyre nuk dihet ende, pasi ka dyshime të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por edhe nga ushqimi. Ndërsa një kushëri i afërt i familjes tregon dhe një detaj tronditës, teksa thotë se vajza që humbi jetën, bashkë me nënën dhe vëllanë, ishte e fejuar dhe do të martohej këtë shtator.

"I kam kushërinj të afërt, kurrë mos i ngjaftë kujt kjo ngjarje, se është shumë e rëndë. Ne e kemi marrë vesh përmes televizorit. Vajza që ka humbur jetën ka qenë e fejuar prej dy vitesh, do martohej këtë shtator. Është një ngjarje jashtëzakonisht e keqe. Nuk i dihet si iu ka ngjarë atyre, vetëm ajo vajza që është në spital mund të dijë fillimin dhe mbarimin, si ka qenë. Burri ka qenë në Greqi, iku pas vitit të ri".

Kurse daja i fëmijëve që humbën jetën nga asfikia në fshatin Zapoq të Ostrenit të Madh ka treguar për Report Tv detajin e trishtë një ditë pas tragjedisë. Ai tha se vajza tjetër Merita e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nuk e di se nëna e saj dhe motra me vëllanë kanë ndërruar jetë.

"Merita nuk e di akoma, nuk i kemi treguar. Ka shkuar në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk di asgjë", u shpreh daja e Meritës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco