Zbulohet kush e vodhi argjendarinë në Elbasan: Harroi pistoletën

Zbulohet kush e vodhi argjendarinë në Elbasan: Harroi pistoletën

14:39, 15/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se e ka zbuluar se kush e vodhi argjendarinë në Elbasan, sot në mesditë dhe e ka shpallur në kërkim atë person. Policia e Elbasanit njoftoi se grabitja ndodhi në lagjen “Aqif Pasha”  të Elbasanit. Një person hyri në një agjendari në pronësi të shtetases A.B dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që u përdor për vjedhje.

Elbasan/ Informacion paraprak 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij. 

Në lagjen "Aqif Pasha" Elbasan, një person ka hyrë në një argjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat "Shqiponjat", Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit  të shpejtë dhe profesional u bë e mundur identifikimi  i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco