Prokuroria merr të pandehur Suel Çelën, ja pse akuzohet

Prokuroria merr të pandehur Suel Çelën, ja pse akuzohet

11:15, 15/02/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri Çopjen, të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013. Ndërkohë ndaj Çelës është vendosur nga Gjykata masa  e sigurisë “Arrest me Burg” në  mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati.

Procedimi penal bën fjalë për ngjarjen e dates 23.04.2013 ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj.

Pas rifillimit të çështjes së pezulluar me datë 27.08.2018, ky procedim është hetuar nga Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë Gjyqesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj alias (Suel Çela) dhe Endri Çopja.

Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat për 'heqje të paligjshme të lirise në bashkëpunim' dhe 'mbajtje pa leje e armeve luftarake', parashikuar nga nenet 110/2 e 278 të k.penal dhe Endri Çopja për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/2 i k.penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco