Athinë, kapet grabitësi shqiptar i arratisur nga burgu, sulmoi një hotel

Athinë, kapet grabitësi shqiptar i arratisur nga burgu, sulmoi një hotel

10:59, 15/02/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 31-vjeçar i arratisur nga burgu në Greqi u arrestua për grabitje në Heraklion të premten pasdite, njoftoi Eleftheros Typos. Sipas Policisë së Athinës, 31-vjeçari kreu grabitje me armë në zona të ndryshme të Atikës që nga fillimi i këtij janari.

Në një rast, ai hyri në hotel si klient dhe aty goditi me thikë punonjësit duke i kërcënuar edhe me pistoletë dhe pastaj mori paratë nga arka dhe kasaforta.

Policia kontrolloi bazën ku qëndronte ai dhe dyshon se është autori i nëntë grabitjeve të tjera, që janë duke u hetuar.

Edhe në të kaluarën ai ishte arrestuar për grabitje me armë, për rrezik jete të njerëzve. Për to ishte dënuar me 15 vjet burg, por në 3 dhjetor 2019 ishte arratisur dhe prej atëherë ka qenë person në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco