Vetë hajdutë, vetë viktima: Si ngecën në pranga dy të rinjtë durrsakë për një motorr

Vetë hajdutë, vetë viktima: Si ngecën në pranga dy të rinjtë durrsakë për një motorr

10:31, 15/02/2020
A+ Aa A-

Vetë hajdutë, vetë viktima: kështu i shkoi fati dy të rinjve nga Durrësi, E.A 23 vjeç dhe K.H 24 vjeç, që i hyn një loje të rëndë për t’i vjedhur Policisë motorrin që ua kishte bllokuar.

Policia e Durrësit njoftoi se arrestoi në flagrancë E.A, 23 vjeç si dhe ndaloi K.H, 24 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Arrestimi i  E.A u bë, pasi ai, në bashkëpunim me K. H., më datën 9 shkurt, shkoi dhe vodhi në pikën e bllokimit, motorin e vet pa targa që ia kishte marrë Policia dhe e fshehu në garazhin e “kolegut”.

Por, Policia, pas dy ditësh ia gjeti dhe ia sekuestroi njëhërë e  mirë.

I mbetur tashmë pa motor, 23-vjeçari E.A shkon dhe kërcënon “kolegun” me të cilin e vodhi nga pika e bllokimit të Policisë dhe ia kishte lënë në ruajtje në garazh se tani, ose duhet t’i jepte 3500 euro ose ndryshe do ta vriste!

Policia, menjehërë zbuloi se edhe viktima në këtë rast, i kërcënuari, kishte bashkëpunuar për ta vjedhur atë motor, ndryshe nga ç’kishte deklaruar kur ia gjetën në garazh.

Si rrjedhim, Policia arrestoi kërcënuesin, që mbeti jo vetëm pa motor, që nuk arriti t’i nxirrte 3500 eurot me kërcënim, por që iu gjet në shtëpi edhe një sasi heroine.

Si rrjedhim, mbi të rëndojnë tani tre akuza: “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco