Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Policia u heq patentat 16 shoferëve në autostradë: Fundjava nuk është për të fluturuar!

Policia u heq patentat 16 shoferëve në autostradë: Fundjava nuk është për të fluturuar!

08:06, 15/02/2020
A+ Aa A-

Policia Rrugore ka hequr 14 patenta natën e kaluar në autostradën Tiranë – Durrës dhe ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë të shoferët: “Fundjava dhe festat janë për t’u festuar, jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në spital po më keq akoma”, vërejti Policia.

Pasi në të dyja anët e rrugës Tiranë-Durrës u bë për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.

Si rrjedhim, 16 Leje drejtimi u tërhoqën për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.

U vunë 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

Policia kujtoi edhe njëherë: “Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat  për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.
Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco