'Tre herë mashtrues': Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

'Tre herë mashtrues': Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

07:31, 15/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Kosovës i ka bërë apel qytetarëve të ndihmojnë në zbulimin e një personi, shqiptar, të akuzuar për mashtrim. Ai quhet Bashkim Hoti, 44 vjeç, lindur në Klinë, personi që shfaqet në fotografi. Në njoftimin e Policisë titulluar "Kërkesë për bashkëpunim" dhe lëshuar më 14 shkurt 2020 nga Policia e Pejës, thuhet:

"Policia e Pejës, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Bashkim (Gani) Hoti i lindur me 09.12.1975 Klinë. I pandehuri është i kërkuar për tri raste për veprën penale "mashtrim".

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco