Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘Po paguajmë për të ruajtur Kumbarin e Ballkanit’

‘Po paguajmë për të ruajtur Kumbarin e Ballkanit’

18:56, 14/02/2020
A+ Aa A-

Prej kohësh, dy klane kriminale mafioze në Mal të Zi janë përfshirë në një përplasje të përgjakshme që ka shkaktuar dhjetëra viktima. Më 28 janar të këtij viti, u qëllua mbi një mjet me të cilin po lëvizte Igor Krstoviç, i njohur edhe si Kumbari i Ballkanit. 

Krstoviç u plagos rëndë. Ai mori 27 plumba dhe u dërgua me një avion për në Gjermani në një spital në Hanover.

Këtu ka lindur pikërisht një tjetër situatë. Një ushtri me forca speciale gjermane është angazhuar për të ruajtur Kumbarin e Ballkanit. Gazeta BILD shkruan se edhe vetë Ministri i Brendshëm i këtij landi ka mbetur i befasuar. I gjithë ky operacion sigurie po paguhet nga taksapaguesit gjermanë.

“Nuk më pëlqen kjo, por kështu është. Meqë nuk kemi asnjë urdhër arresti ndaj pacientit, ai mund të qëndrojë këtu deri në 180 ditë pa viza. Rregulli është rregull,” thotë ai.

Po kush është Kumbari i Ballkanit? 35-vjeçari i përket klanit famëkeq Skaljari. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, policia gjeti 180 mijë euro, makina dhe shumë kontrata imobiliare.

Më 28 janar u qëllua mbi të me armë sulmi. Sfondi i kësaj historie është një përplasje mes dy klaneve rivale nga Kotori i Malit të Zi. Thuhet se lufta ka nisur në vitin 2014 për shkak të një ngarkese të humbur kokaine.

Më shumë se 40 persona janë vrarë që prej atëherë. Dy të vrarët e fundit u ekzekutuan në një restorant në Athinë, duke shokuar Greqinë. Anëtarët e këtij klani thuhet se jetojnë edhe në Hanover, prandaj policia ka shtuar masat e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco